Site icon PORTALB

Letër ngushëllimi nga BDI për vrasjen e kryetarit të Bogovinës

Selia BDI-së

“BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve”, thuhet ne letrën e ngushëllimit të BDI-së.

Ata shtojnë se “zemrat  dhe mendjet tona në këto momente të rënda  janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi”.

BDI fton institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje e cila, sipas tyre, ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë.

Exit mobile version