Site icon PORTALB

Egjipt: Mbi 20,000 të burgosur gati për ‘kryengritje’

Mbi 20,000 të burgosur gati për 'kryengritje'

Mbi 20,000 të burgosur gati për 'kryengritje'

Për herë të parë që prej grusht shtetit më 3 korrik, mijëra të burgosur egjiptian njoftuan se do të bashkohen në një “kryengritje” kundër politizimit të drejtësisë pas- grusht shtetit në Egjipt.

Në një deklaratë të marrë të premten nga agjencia e lajmeve “MEMO”, të burgosurit thanë se numri i tyre i kalon 20.000. Sipas deklaratës, të ndaluarit përfshijnë 1.232 mjekë, 2.574 inxhinierë, 124 profesorë universiteti dhe shkencëtarë, 3.879 studentë, 704 gra, 689 fëmijë dhe mijëra punëtorë në sektorë të ndryshë. Të gjithë ata përballen me një numër të akuzave, duke përfshirë akuza për terrorizëm dhe dhunë, që i ngritën kundër tyre një  “një bandë e vrasësve të etur për pushtet dhe komandantët e grusht shtetit të cilët morën jetën e mijëra njerëzve.”

Deklarata ka dënuar gjyqësorin egjiptian se është bërë vegël e ushtrisë, politizimin e gjykatave dhe nxjerrjen e vendime në bazë të tekeve të udhëheqësve të grusht shtetit ushtarak.

“Vendimet e gjykatës janë të bazuara në akuza të pabaza, të rreme, të cilat shpien në aktgjykime që shkelin ligjin, kushtetutën, dhe të gjitha standardet ndërkombëtare të gjykimeve të drejta.”

Deklarata pohon se 21 të burgosur vdiqën nga torturat brenda qendrave të paraburgimit që nga grusht shteti i 3 korrikut, 618 po vuajnë nga sëmundje të rënda, duke përfshirë 53 fëmijë që vuajnë nga parotiti por autoritetet ende refuzojnë lirimin e tyre.

Bazuar në deklaratë, të burgosurit do të fillojnë një kryengritje në të gjitha burgjet egjiptiane për të sjellë poshtë grusht shtetin. “Është koha për të shprehur zemërimin,”  thuhet në deklaratë. Kryengritja do të fillojë me një grevë urie dhe protestë në të gjitha qelitë e burgjeve, duke bojkotuar seancat e prokurorisë, dhe vizitat personale. Ajo është caktuar të fillojë më 30 prill./ Mesazhi

Exit mobile version