Site icon PORTALB

Publikohen pyetjet e testimit ekstern në Maqedoni

Nxënësit në testimin ekstern

Nxënësit në testimin ekstern

Qendra për provime shterërore ka publikuar pyetjet e testimit ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në web-faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk gjenden rreth 450 pyetje, ndërsa 20% janë përditësuar.

Testimi duhet të mbahet prej 5 deri më 9 qershor, ku nxënësit do të tesohen në dy lëndë në formë elektronike.
Orari për testim do të publikohet më 29 maj, ndërsa në cilat lëndë do të testohen nxënësit do të njoftohen tre ditë para testimit.

Rezultatet e para duhet të publikohen më 15 qershor, pastaj vijon periudha për parashtrimin e ankesave e cila do të zgjasë tre ditë. Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 27 qershor.

Exit mobile version