Site icon PORTALB

Zaev në takim me Bejlin: Pres që Ivanov të përmbush obligimin kushtetues, do të formojmë Qeveri të re

Nga e majta: Zoran Zaev dhe Xhes Bejli

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në takim me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli ka thënë se pret që kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov të përmbush obligimin kushtetues, ta jep mandatin që të formohet Qeveri e re, njofton Portalb.mk.

“Shumica parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit ka ndërmarrë të gjitha hapat në pajtueshmëri me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet në procesin e formimit të Qeverisë së re reformuese. Presim që Gjorge Ivanov të veprojë në përputhje me Kushtetutën  dhe ta jep mandatin”, tha Zaev.

Krahas Zoran Zaev, në takim të pranishëm kanë qenë edhe zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska dhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski.

Ata bashkërisht kanë konstatuar se proceset demokratike duhet të vazhdojnë me formimin e Qeverisë e cila do të sigurojë stabilitet dhe perspektivë për Republikën e Maqedonisë.

Exit mobile version