“Në ora 9.30 para Stacionit Policor në Kisella Vodë janë mbledhur 25 qytetarë të shoqatës “Qoseto” për shkak se reparti për krim ka ftuar në bisedë Goran Angellov”, thuhet në kumtesën e SPB Shkup, njofton Portalb.mk.
Goran Angellov është mik i Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE dhe shpesh herë janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit. Angellov është parë në shume videomateriale tek sa e kërcënon drejtpërdrejtë Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë gjatë sulmit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ai pas sulmeve të asaj dite ka kërkuar amnisti prej kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.