Site icon PORTALB

Drejtoresha politike e MPJ-së e Mbretërisë së Bashkuar Pirs për vizitë në Maqedoni

Karen Pirs

Karen Pirs

Drejtoresha politike pranë Ministrinë së Punëve të Jashtme të Kombeve të Bashkuara, Karen Pirs, sot është për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Nga pres-shërbimin kuvendor theksojnë se “Pirs do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe takim të përbashkët me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës, Bilall Kasami dhe me sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi.

Nga Ambasada britanike informojnë se janë parashikuar takim me përfaqësues të të gjitha partive parlamentare.

Në takimet pritet të bëhet fjalë për ngjarjet e fundit politike në vend, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Pirs në Maqedoni vjen nga Kosova pas takimeve që i ka pasur me përfaqësues të autoriteteve prishtinase, ndërsa paraprakisht e ka vizituar edhe Beogradin. Gjatë kësaj vizite rajonale ajo është informuar për ngjarjet në vend, si dhe për zbatimin e reformave.

Exit mobile version