Site icon PORTALB

Vazhdon fushata për zgjedhjet

Fushata për zgjedhjet

Partitë politike shqiptare sot e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill, ndërkaq, partitë nga blloku maqedonas për shkak të festave të Pashkëve sonte nuk do të mbajnë mitingje, por programet e tyre zgjedhore do t’i paraqesin në takime me qytetarët.

Bashkimit Demokratik Për integrim sonte do të mbajë miting në Tearcë, ndërsa paraprakisht takime me qytetarët në Jegunovc.

Partia Demokratike Shqiptare, ndërkaq, do të mbajë miting në Bogovinjë.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” pasdite do të takohen me banorët e Pllasnicës dhe Debarcës.
Nga LSDM paralajmëruan takime me qytetarët e komunave Qendër, Gazi Babë, dhe në Berovë dhe Vinicë.
GROM programin e saj zgjedhor do ta prezantojë në takime me qytetarët e Gostivarit.

Exit mobile version