Site icon PORTALB

Madrid: Gjatë një serie shpërthimesh janë lënduar 15 persona

Ilustrim

Të paktën 15 persona janë lënduar gjatë një serie shpërthimesh në një fabrikë kimike në periferi të Madridit. Tre persona janë lënduar rëndë, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Mbi Madrid është ngritur tym i dendur, ndërsa shkaku për shpërthimet ende nuk dihet.

Shërbimet për ndihmë urgjente janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Fabrika ndodhet 27 kilometra nga Madridi.

Exit mobile version