Site icon PORTALB

Zaev: Varfëria nuk zgjedh kombësi apo përkatësi fetare

Zaev: Varfëria nuk zgjedh kombësi apo përkatësi fetare

Zaev: Varfëria nuk zgjedh kombësi apo përkatësi fetare

Askush nga jashtë nuk do të vijë e ti ndihmojë Maqedonisë, kurse populli do të luftojë për liri, ka porositur në Koçani, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. 

“Duhet ne së bashku ta bëjmë këtë. Populli maqedonas do të luftojë për liri, demokraci dhe për jetë më të mirë për të gjithë në Maqedoni”, ka shtuar Zaev. 

Ai në këtë tubim ka dërguar edhe porosi për votuesit shqiptar, por edhe ndaj politikanëve. 

“Ky është vend i përbashkët. Isha edhe në vende ku jeton më së shumti popullata shqiptare. Thonë, bashkëjetesë ka, por s’ka jetë. Ankohen në problemet e njëjta. Varfëri, duke mbijetuar ditë për ditë. Fukarallëku nuk zgjedh kombësi, përfaqësi fetare, kjo është e njëjtë për të gjithë. Kështu që, iu lejoni njerëzve që të votojnë ashtu siç ndjejnë dhe të zgjedhin ndryshime të cilat do tua ndryshojnë jetën për të mirë”, tha Zaev.

Exit mobile version