Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot është takuar me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, gjatë funksionit të tij prej kryetari në Bruksel, njofton Portalb.mk.
Mihaell Karnitshnig, shefi i kabinetit të Johanes Han ka njoftuar se Han ka porositur se dhuna në Kuvend është e papranueshme dhe se tash duhet të punohet për formimin e Qeverisë së re.
“Johanes Han me folësin e ri të Kuvendit të ish republikës Jugosllave të Maqedonisë, Xhaferi: Dhuna në Kuvend është e papranueshme. Kuvendit duhet t’i mundësohet të punojë dhe të arrijë deri te institucionet. Fokusi duhet tash të vendoset në formimin e Qeverisë”, tha Karnitshnig.
.@JHahnEU w new Speaker #Xhaferi of fmr Yug Republic of #Macedonia: Violence in #Parliament totally unacceptable. 1/2 pic.twitter.com/mVZ4rcYqdJ
— Michael Karnitschnig (@MiKarnitschnig) May 4, 2017
.@JHahnEU w Speaker #Xhaferi: Parliament must be able to do job, reach out to all citizens. Focus now govt formation. pic.twitter.com/AM7JMxfj8e
— Michael Karnitschnig (@MiKarnitschnig) May 4, 2017
Krahas kësaj, Han nëpërmjet komunikatës së publikuar pas takimit duke mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit ka shprehur edhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian (BE) për bashkëpunim në zbatimin e reformave evropiane përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Përzhinos.
“Duke mirëpritur zgjedhjen e Tala Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka shprehur gatishmërinë e BE-së të punoj me të për të zbatuar reformat e BE-së, përfshirë implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtësituatë gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së, pritet që të luajnë më tepër rol konstruktiv se sa obstruktiv dhe duhet të përmbahen nga qëndrimet dhe veprat provokuese”, thuhet në kumtesë.
Përndryshe, kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi vizitën e parë zyrtare në Bruksel.
“Në takimet e kryetarit Xhaferi edhe njëherë do të riafirmohet angazhimi jonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe rolin e Kuvendit në ato procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t’i njoftojë baskëbiseduesit e tij me gjendjen te ne, me theks të veçant të vazhdimit të procesit për formimin e Qeverisë si rezultat si shumicës parlamentare, e cila del nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e shprehur në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.