Site icon PORTALB

Helikopterët që i frikësuan shkupjanët, nga Shtabi i Përgjithshëm thonë se është ushtrim

Helikopter i ARM-së, Shkup

Helikopter i ARM-së, Shkup

Helikopterët e ARM-së sot në mëngjes rreth 30 minuta fluturuan mbi rajonin qendror të Shkupit të cilët i frikësuan shkupjanet.  U lajmëruam te Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së prej ku na treguan se nuk ka vend për panik sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë të jashtëzakonshme, por në çështje janë ushtrimet e aktiviteteve të  rregullta edhe të pilotëve edhe të përfaqësuesve tjerë të ARM-së, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Toni Janevski, kryeshefi i zyrës për Marrëdhënie me publikun të Shtabit të Përgjithshëm shpjegoi se përveç pilotëve, ushtrime kanë edhe anëtarë tjerë të ushtrisë, por nuk konfirmoi se a bëhet fjalë për ushtar ose për ndonjë pajisje të ushtrisë të varur me kabllo për helikopterët.

Exit mobile version