Site icon PORTALB

Zaev tregon se kur mud të formohet Qeveria

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesit e OSBE_së, tha se Prokuroria ende nuk e ka ftuar atë, por edhe deputetët tjerë si palë të dëmtuar që të dëshmojnë në lidhje me dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ai tha se dëshmi ka mjaft dhe se pret që Prokuroria t’i ndërmerr të gjitha hapat për dënimin e dhunuesve.

Në lidhje me atë se kur do të formohet Qeveria e re, Zaev tha se pritet që të dërgohet letra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, deri te presidenti, Gjorge Ivanov, për ta njoftuar se ka shumicë parlamentare, dhe pastaj sa më shpejt Ivanov duhet ta jep mandatin për formimin e Qeverisë.

Zaev gjithashtu tha se është i gatshëm që të shkojë  te Ivanovi që t’ia japë garancinë e kërkuar se do të ruhet sovraniteti dhe unitariteti i Maqedonisë në Qeverinë e re.

Exit mobile version