Site icon PORTALB

Erdogan: Turqia edhe më tej do të ndërmarrë masa kundër ligjeve që vijnë nga kufiri me Sirinë

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Turqia do të vazhdojë që të ndërmarrë masa kundër kanosjeve që vijnë nga kufijtë e saj jugorë në Siri dhe në Irak, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, transmetojnë mediat britanike.

Në pres konferencën e përbashkët me kolegun e tij rus Vladimir Putin në Soçi, Erdogan deklaroi se beson se Putini do të luajë rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes në Siri.

Erdogani theksoi se Turqia nuk bën dallim midis Forcave Siriane Kurde për Mbrojtje të Popullit, që përkrahen nga SHBA-ja si alet i tyre në luftën kundër Shteti Islamik dhe këtij grupi radikal sunit.

Erdogani disa herë e ka kritikuar SHBA-në për përkrahjen e tyre për Forcat për Mbrojtje të Popullit në Luftë kundër SHI-së.

Turqia  këto forca kurde i konsideron si organizatë terroriste, të lidhura me Partinë Punëtore Kurde (PKK).

Exit mobile version