Site icon PORTALB

Zaev: Pres hyrjen në bisedime për formim të Qeverisë

Zoran Zaevi gjatë mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së, 03.05.2017

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Qendror ka shprehur se së shpejti pret të hyjë në bisedime për formim të Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

“Së shpejti pres të hyjë në bisedime për formim të Qeverisë së re. Pas 11 vjetësh regjim, LSDM-ja ka fituar nderin dhe përgjegjësinë prej qytetarëve që të udhëheq Qeverinë e re demokratike dhe reformuese për Republikë të Maqedonisë së përbashkët, unitare dhe evropiane, e cila do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Prioriteti ynë janë qytetarët dhe interesat shtetërore, dhe bëj thirrje që të përkushtohemi seriozisht ndaj këtyre qëllimeve kyçe”, u shpreh Zaev.

Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Qendror i LSDM-së ka përshëndetur njëzëri dinjitetin, guximin dhe pjekurinë politike të liderit të saj, Zoran Zaev të cilat rezultojnë me mundësi të hapur për formim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Exit mobile version