Në libër janë shtuar thënie nga Nënë Tereza krahas fotografive, shkruan Kultplus, përcjell Portalb.mk.
Ai ka realizuar disa prej fotografive më të mira të Nënës Terezë.
Për 50-të vite, Raghu Rai – një prej fotografëve më me emër në Indi e ka përcjellë hap pas hapi bamirësen shqiptare të cilën e njohu tërë bota.
Rai javën e kaluar ka promovuar në Indi librin me fotografi, madje disa që publikohen për herë të parë, të Nënë Terezës.
“Shën Tereza e Kalkutës: Një festë për jetën dhe trashëgiminë e saj” titullohet libri me fotografi të Nënës Terezë, të cilën fotografi e quan “Nënë”, shkruan KultPlus.
“Ishte gjithmonë proces i rëndë deri në realizimin e një fotografie me Nënën. Me politikanët, këngëtarët, artistët, me të gjithë ishte më e lehtë. Ajo për mua ishte një mësuese e jetës prandaj edhe i shkova pas” tregon fotografi.