Site icon PORTALB

Kallëzim penal për katër djelmosha nga Haraçina të cilët rrahën një tjetër djalë nga Vizbegu

MPB

MPB

Kallëzim penal për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “dhunë” është dorëzuar kundër tre djelmoshave 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar nga fshati Haraçinë e Shkupit.

Ata dyshohet se më 29 shtator të vitit të kaluar rreth orës 12 në lagjen Autokomandë fizikisht kanë sulmuar një djalë 17-vjeçar nga fshati Vizbeg. E kanë goditur me duar dhe këmbë në trup dhe kokë, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor, ndërsa kanë shkaktuar ndjenjë faji dhe pasigurie tek një djalë 15-vjeçar nga Vizbegu dhe pjesëmarrës të tjerë të cilët janë frikësuar për pasigurinë e tyre dhe janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Exit mobile version