Site icon PORTALB

Opozita siriane pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Astana

Opozita siriane

Opozita siriane

Opozita siriane ka njoftuar se ka pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet për paqe në Siri, që do të mbahen në Astana të Kazakistanit, shkruan REL.

Opozita e armatosur siriane ka kërkuar që qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad të ndërprejë bombardimet në zonat e kontrolluara nga opozita, raporton Reuters.

“Delegacioni ka pezulluar pjesëmarrjen pas prezantimit të një memoradumi, ku kërkohet agazhimi për të ndaluar bombardimet e qeverisë”, ka thënë zëdhënësi i delegacionit të opozitës, Ahmad Ramadan.

Exit mobile version