Paraburgim edhe për një person për ngjarjet në Kuvend

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve edhe për një person të ndërlidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

“Në Gjykatën themelore Shkupi 1 – Shkup, pasdite është prangosur edhe një person, i cili është pjesë e propozimit të Prokurorisë themelore publike Shkupi 1 – Shkup kundër 15 personave të ndërlidhur me incidentin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe i ka caktuar masë paraburgimi prej tetë ditëve, informojnë sot nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button