Site icon PORTALB

Dënim nga komuna Qendër për kryerësin e punëve në rrugën afër kejit

Punime afer Kejit

Punime afer Kejit

 Inspektori i autorizuar ndërtimor i komunës Qendër pas kontrollit të kryer ka konstatuar se sheshndërtimi për ndërtimin e rrugës së skelës së lumit Vardar nuk i përmbush normat e parapara ligjore. Nuk është rrethuar, nuk është i siguruar dhe nuk ka tabelë të dukshme ku do të qëndrojnë të dhënat për investuesin, kryerësin, mbikëqyrësin dhe çfarë ndërtohet, kumtoi komuna Qendër.

Inspektori i autorizuar ndërtimor ka shkruar dënim për firmën kryerës sh.p.k. “Blerofiks” – Shkup.

“Në kohën kur inspektori ky kryer mbikëqyrje në sheshndërtimin, të gjithë të punësuarit të cilët deri atëherë ishin këtu dhe punonin, ikën dhe nuk u kthyen”, kumtoi komuna Qendër.

Exit mobile version