Site icon PORTALB

Gabriel: Gjermania dyfish do ta rrisë ndihmën për Somalinë

Zigmar Gabriell

Zigmar Gabriell

Shefi i diplomacisë gjermane Zigmar Gabriel premtoi se Berlini dyfish do ta rrisë ndihmën për Somalinë, e cila është e goditur nga thatësia.

Gjermani premtoi 70 milionë euro ndihmë për Somalinë, ku mbi gjashtë milionë njerëz janë në kanosje të urisë.

“Jemi të përgatitur që dyfish ta rrisim ndihmën”, theksoi Gabriel pas mbërritjes në Somali.

Ai do të takohet edhe me personat e shpërngulur dhe dhe ish-luftëtarë të grupit radikal Al Shabab.

Exit mobile version