Pasi kudo në Europë edhe pse me rroga shumë më të majme se në Ballkan po protesohet, ndërsa në Maqedoni po festohet, vlen të theksohet fakti i emigrimit për shkak të papunësisë si faktor kyç i largimit të qytetarëve prej Maqedonisë.
Sipas një hulumtimi të kryer nga fondacioni Friedrich Ebert ku në Maqedoni papunësia arrin në 52.9 %.
Poashtu vlen të theksohet se sipas ekonomistëve një indikator që të rinjtë largohen nga vendi është edhe mungesa e krahut të punës sidomos tek ata të moshës 15-24 vjeçare dhe ato të moshës 25-49 vjeçe, që tregojnë statistikat e vitit 2015 se numri i personave prej 15 deri 24 vjeç u ul për 2.412 ndërsa i atyre prej 25-49 vjeç u ul për 10.136 %.
Gjithashtu argumentat që për 1 Maj duhet të protestohet e jo të festohet i argumenton hulumtimii rajonal i Heltgruper, ku ajo që bie në sy është edhe largimi i madh i mjekëve ku profesioni i mjekut nga Maqedonia është më i prekuri me 1.780 doktor të larguar nga vendi në periudhën 2012-2015. Ndërsa, befasi është edhe largimi i etnitetit maqedonas ku përveç pjesës së Maqedonisë veri-perëndimore ka filluar edhe zbrazja e Maqedonisë Lindore të banuara me shumicë maqedone, ku gati gjysma e këtyre grupmoshave të cekura më lartë kanë marrë pasaporta bullgare.
Duke pasur parasysh edhe largimin e mjekëve automatikisht dobësimin e kuadrove, një pjesë e konsiderueshme e popullatës largohet nga vendi për siguri shëndetësore personale dhe të fëmijëve të tyre, si, por faktor më evident është kërkimi i mirëqenies sociale dhe organizimi i jetës sipas parametrave europiane, ku me anë të raportimit mediatik Europa është bërë sinonim i lumturisë, njejtë siç u bë Italia për shqiptarët në vitet e 90-ta me anë të kanaleve Rai 1 dhe 2 burim i lumturisë, e cila pas rënies së regjimit në 97-tën i kushtoi shumë Shqipërisë duke u mbytur me mijëra vet në ujërat shqiptaro-italiane.
Kështuqë, automatikisht lind pyetja për ç`farë suksesi në ditën e 1 Majit festojnë shqiptarët, kur po atë ditë protestojnë europianët?