Site icon PORTALB

Aktay: Erdogan kryetar i AK Partisë më 21 maj

Rexhep Taip Erdogan

Zëdhënësi i partisë qeverisëse në Turqi, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Yasin Aktay, ka theksuar se më 21 maj partia do të mbajë kongres të jashtëzakonshëm në të cilin parashohin që presidenti Recep Tayyip Erdoğan të zgjidhet kryetar i përgjithshëm i partisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 21 maj do të mbahet kongres i jashtëzakonshëm. Ky kongres i jashtëzakonshëm përbëhet me ftesën e kryeministrit tonë, njëherësh kryetar i përgjithshëm i partisë. Në këtë kongres parashohim që të bëhen zgjedhje dhe presidenti i shtetit (Erdoğan) të zgjidhet kryetar i partisë sonë”, ka thënë Aktay.

Exit mobile version