Site icon PORTALB

PLD: Politikat e VMRO-DPMNE-së nga punëtori kanë bërë rob modern

PLD Goran Milevski

PLD, Goran Milevski

Partia Liberal Demokrate përmes kumtesës dërguar në media ua uron 1 Majin të gjithë qytetarëve, ditën kushtuar luftës për avancimin dhe ruajtjen e të drejtave të punëtorëve dhe konstaton se ka shumë shkaqe për pakënaqësi, ndërsa pothuajse asnjë për festë, njofton Portalb.mk.

“Në 10–të vitet e kaluara nga qeverisja e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, dinjiteti i punëtorit të Maqedonisë është tërësisht i shkatërruar. Politikat e VMRO-DPMNE-së nga punëtori i Maqedonisë kanë bërë rob modern, duke punuar për të ardhura të cilat nuk mundet t’i mbulojnë nevojat e tyre bazë. Ky fakt i vërteton edhe të dhënat të cilat tregojnë se shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe është 32.000 denarë ose diçka më e madhe prej 500 eurove, ndërsa mbi 50% nga të gjithë të punësuarit në vend marrin rrogë nën 15.000 denarë- ose vetëm gjysmën nga freni sindikal. Plotësish, VMRO-DPMNE  arriti që përmes vendosjes së sistemit të ngritur të korrupsionit dhe robërimit të institucioneve në pjesën më të madhe t’i korruptojnë liderët sindikal dhe t’i transferojë ato në mbrojtës të politikave kriminele të Gruevskit, dhe jo përfaqësues të punëtorëve”, thuhet në deklaratën e PLD-së.

Exit mobile version