Site icon PORTALB

VMRO: LSDM duhet të kërkoj falje nga qytetarët

VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka akuzuar LSDM-së, se duke shpejtuar për të realizuar Platformën e Tiranës ka shkelur Kushtetutën, Ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe ka kërkuar përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën, thonë ata, e ka sjellur Kuvendin dhe demokracinë në Maqedoni.

Sipas partisë, LSDM i ka borxh kërkim falje qytetarëve për revoltën e shkaktuar, duke realizuar performansin e tyre për përzgjedhje të kryetarit të Kuvendit, në orë kur e dinë se mijëra protestues janë para Kuvendit, durimin e të cilëve me ditë e kanë testuar dhe qëllimisht i kanë provokuar, transmeton Shenja.

Exit mobile version