Site icon PORTALB

Kërkohet qartësi ligjore dhe siguri për gjykatën

Kërkohet qartësi ligjore dhe siguri për gjykatën

Kërkohet qartësi ligjore dhe siguri për gjykatën

Bashkimit Evropian dhe ekspertëve që po merren me krijimin e Gjykatës për akuzat e Dick Martyt, u ka dalë një “telashe” e paplanifikuar. Atyre do t’u duhet që të ndihmojnë krijimin e Gjykatës me më shumë qartësi ligjore.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur për gazetën “Tribuna”, se të paktën njëri nga shtetet me potencialin më të madh për ta financuar aktivitetin e gjykatës, ka kërkuar sqarime shtesë, pasi që zyrtarët juridikë të këtij shteti kanë dilema për legalitetin e gjykatës sipas mënyrës së prezantuar deri më tash.

Shteti që nuk është anëtar i BE-së, parimisht është pajtuar për rreth 150 milionë euro sa do të ketë buxhet gjykata, por ka kërkuar sqarime shtesë. Çështja e buxhetit, nuk është detaji i vetëm që po e vonon përgjigjen e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme të BE-së Catherine Ashton për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ditë më parë, Jahjaga ka bërë lëvizjen e parë. Presidentja i ka kërkuar zyrtarisht baroneshës Ashton që BE-ja t’ia zgjasë mandatin EULEX-it dhe ta krijojë Gjykatën Speciale. Është pritur që menjëherë pas letrës së presidentes, baronesha ta kthente përgjigjen me kërkesën që Kuvendi i Kosovës t’i votojë të njëjtat veprime. /Tribuna/

Exit mobile version