Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Studeniçanit për të mbrojtur siç tha interesat e tyre.
Thaçi edhe njëherë tha se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, ndërkaq pyeti Ali Ahmetin se në cilën qeveri do të hyjë ai!
Kreu i PDSH-së tha se do të përkushtohet për arsimimin më cilësor të të rinjve shqiptarë dhe pjesëmarrje aktive në buxhetin e shtetit.
“Na pyesin se si durojmë, durojmë sepse është shumë vështirë. Na pret një betejë e vështirë politike. Angazhimi im është që të mos e jap fenë për përfitime politike. Paratë e buxhetit nuk duhet të shkojnë vetëm për ndërtimin e kishave por edhe për ndërtimin e xhamive”, është shprehur Thaçi para banorëve të Studeniçanit.