Banorët e Likovës kërkojnë llogari për projektet e parealizuara të BDI

Banorët e Likovës shprehen të revoltuar nga platformat e pa realizuara të partive politike në pushtet dhe thonë se edhe ajo që është realizuar nuk është meritë e tyre.

Sipas të dhënave të banorëve të kësaj ana sa i përket projekteve të premtuara nga BDI gjatë vitit 2011-2015, shumë pak është realizuar. 

Ato që nuk janë realizuar janë: Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Likovë për të cilin BDI në platformë shkruan madje se janë ndarë 1,790,010 denarë. E gjithë puna që është bërë, është përgatitja e dokumentacionit.

Rikonstruimi i rrugës regjionale Haraqinë-
Nikushtak-Likovë.

Sistemi i ujësjellësit nuk është përmirësuar 

 projektimi i ujësjellësit rajonal për komunën e Likovës dhe Kumanovës 4,944,694, përmirësimi i sistemit të ujësjellësit, përkrahja e hapjes së një qendre për grumbullimin e produkteve bujqësore,

Nga viti 2009 paralajmërohet ndërtimi i qendrës ditore.

Kurse funksionimi efikas i shtëpisë së re të shëndetit në Likovë, është realizuar pjesërisht si dhe vazhdimi i ndërtimit të gjimnazit në Likovë “Ismet Jashari” është realizuar po jo me fonde nga shteti, por me IPA fondet dhe programe nga Bashkimi Evropian.

“Asgjë nuk është bërë me paratë e shtetit, edhe ato projekte qe janë realizuar janë bërë me programe dhe fonde të tjera. Mos të lavdërohen se kanë bërë ndonjë gjë. I cilësojmë të pa baza realizimin e projekteve që thuhet se janë realizuar ose do të realizohen si në aspektin infrastruktural, ekonomik, social e arsimor”, tha banori Etem Xheladini i cili njëherit kryen edhe funksionin e Kryetarit të LASH-it të Kumanovës.

Gjimnazi “Ismet Jashari”, Likovë

Ai shtoi se në  deklaratat e kampanjave zgjedhore  përmenden se u nënshkruan kontrata me vlera të majme për projektet që qytetarët shqiptar as që i kanë shijuar në praktikë.
“Nëse është realizuar ndonjë projekt me fondet, nga IPA fondet, apo fonde tjera nga Unioni Evropian, ata janë meritë më shumë e kryetarit të komunës. Po nëse marrim parasysh buxhetin nga qeveria e RM, ai nuk ishte i mjaftueshëm as për rrogat e të punësuarve në arsim dhe institucionet tjera”, theksoi Xheladini.

Shtëpia e shëndetit, Likovë

Banorët e kësaj ane janë të vetëdijshëm se në kampanja parazgjedhore lejohet të thuhet gjithçka, por apelojnë deri tek politikbërsit shqiptar që të kenë kujdes se çka premtojnë, pasi pas 27 Prill, duhet të takohen me qytetarët.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button