Site icon PORTALB

Genën e ‘mbulojnë’ me dollarë (FOTO)

Shqiptarët e Amerikës mbulojnë Genën me dollar

Shqiptarët e Amerikës mbulojnë Genën me dollar

Këngëtari nga Shqipëria, Gena ndodhet në një turne në Amerikë. Siç paralajmëroi kohë më parë, ai ka mbajtur disa koncerte nëpër qytete të ndryshme, ku është kujdesur për argëtimin e shqiptarëve që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E siç duket këngëtari i hitit “Të dashuroj si i çmendur” po kalon për mrekulli edhe sa u përket përfitimeve financiare.

Në rrjetet sociale, menaxheri i tij ka postuar disa fotografi, ku shihet se Gena është mbuluar me dollarë nga bashkatdhetarët tanë që veprojnë dhe jetojnë atje.

Vlen të theksohet se aktualisht ai është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer dhe kërkuar për mbrëmje edhe në Kosovë e Shqipëri.

Exit mobile version