Site icon PORTALB

Një shtetas i Kosovës humbi jetën në një aksident në afërsi të KK Bllacë

Foto ilustrim

Një person nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë.

Siç njofton policia, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës  ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Folksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën A.A. (41) nga Kosova. Dy automjetet ishin me targa të Kosovës.

Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhje e plotë të rastit.

Exit mobile version