Site icon PORTALB

Ja si do të jetë moti nesër dhe pasnesër

Moti sot ne Maqedoni

Moti në Maqedoni nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të pasura me bubullimë dhe me erë mesatare të përforcuar verilindore. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit.

Temperaturat do të ulen për 4 deri në 5 gradë në krahasim me temperaturat e sotme. Nga e hëna pason periudhë kur në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe me paraqitje të bubullimave të rralla. Për shkak të shkarkimeve jugore të ajrit, temperaturat e ditës sërish do të jenë në rritje. Stabilizim i motit pritet të martën.

Exit mobile version