LSDM në një kumtesë me shkrim deri tek mediat porosit se askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e veta.
“Joprofesionalizmi dhe pakujdesia për sigurinë e qytetarëve me dhunën e djeshme në Parlament e arriti kulmin. Çavkov është ekzekutori i Gruevskit së bashku me Ivanovin dhe Veljanoskin dhe hipokrizia nuk mund t’i ndihmojë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Po vjen koha, theksohet, për profesionalizimin e Ministrisë dhe stabilizimi i sistemit të përgjithshëm të sigurisë në vend.