Site icon PORTALB

Zaev publikon audio inçizim nga skandali për marrëveshjen milionëshe të Gruevskit (AUDIO)

Zaev publikon audio inçizim nga skandali për marrëveshjen milionëshe të Gruevskit

Zaev publikon audio inçizim nga skandali për marrëveshjen milionëshe të Gruevskit

LSDM-ja, në mbështetje të pohimeve të saj se kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë 1,5 milion euro në dorë, nga shitja e “Makedonska Bankës”, duke iu shmangur edhe tatimit ndaj shtetit, publikoi sot 4 regjistrime audio, me detaje se si janë zhvilluar bisedimet për shitjen e bankës dhe pagesën e parave. Në regjistrime, sipas LSDM-së, dëgjohen zërat e negociatorit në këtë punë, të Jovica Stefanoviqit të njohur ndryshe me pseudonimin si “Gazda Nini” i cili dëshironte të blinte në mënyrë të paligjshme bankën, si dhe Nikolla Gruevskit, i cili si lider i VMRO DPMNE-së ka kontrolluar aksionet e bankës. 

“Nikolla Gruevski siç duket nuk dëshiron të jetë i sinqertë me qytetarët. Dy ditë i dhamë shans që të del para opinionit dhe të tregojë publikisht për 1.5 milion eurove që i ka marr në kesh nga Nino. Nëse Gruevski ishte i pastër do të dilte para publikut menjëherë pas akuzave dhe personalisht do të sqaronte se çfarë kishte ndodhur dhe nuk do të fshiheshe pas deklaratave partiake”, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Me të gjithë materialin dhe dëshmitë nga dita e sotme do ti njoftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe mediat e huaja”, deklaroi Zaev.

Materiali audio është siguruar nga një qytetar i cila ka vendosur që ti publikojë këto biseda por nga LSDM-ja bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që kanë kështu material dhe kanë vendosur që ti publikojnë materialet nga kriminaliteti i kësaj qeverie ti dorëzojnë për të zbuluar të vërtetën.

Ai i bëri thirrje Gruevskit që të ndalojë me kërcënimet ndaj familjes së tij, të afërmve dhe anëtarëve të LSDM-së por të dal publikisht dhe të sqarojë për këtë skandal.

Exit mobile version