Edhe përkundër spekulimeve se në fundjavë mundë të ketë anulim të ndeshjeve futbollistike të Ligës së Parë të Maqedonisë, sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, këtë e kanë thënë Komisari për gara i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovki, të cilët kanë bërë edhe tërheqjen e shortit për xhiron e 30-t dhe atë të 31.
Mes tjerash Dojçinovski ka thënë: “Deri më tani të gjitha kushtet janë të plotësuara për tu zhvilluar java e 30-të, pasi klubet kanë pranuar që të organizojnë ndeshjet komformë rregullores, ndërkohë nuk kemi as nga MPB-ja, ndonjë shkresë për të anuluar ndeshjet. Andaj mendoj se gjithçka do të jetë në rregull dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa asnjë problem”.
Xhiroja e 30 do të zhvillohet të dielën, e që derbi i javës do të luhet në Shkup, ku në stadiumin e Çairit takohen dy ekipet shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija, ndërkohë një tjetër ndeshje interesante do të luhet në Tetovë, e që Renova në cilësinë e nikoqirit do të pret Rabotniçkin.
Ndërkohë në ligën e dytë, të shtune janë takimet e xhiros së 23-t, ku Vëllazërimi para tifozëve të vet në Kërçovë do të pret skuadrën e parafundit Tikveshin, ndërsa në dy duelet tjera që po ashtu zhvillohen të shtunën do të përballen kampioni aktual dhe tani më anëtari i promovuar i Ligës së Parë, Akademija Pandev kundër Teteksit dhe “Skopje” – Turnova, teksa dy ndeshjet Metallurgu – Negotina dhe Novaci -Euromilku do të luhet të dielën. /Portalb.mk/