Site icon PORTALB

Ivanov pret përgjigje për ftesën për takim liderësh

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Pas iniciativës së mbrëmshme të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mbahet takim liderësh, kabineti i Ivanovit ka realizuar kontakt me partitë politike. Një pjesë e tyre kanë kërkuar kohë shtesë për koordinimin, pas së cilës presidenti i pret përgjigjet e tyre, njofton Portalb.mk.

“Presidenti është ende në qëndrimin se është e patjetërsueshme që të takohen liderët e partive parlamentare, si më të përgjegjshmit për gjetjen e zgjidhjes në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të kuvendit”, thonë nga Kuvendi.

Exit mobile version