Site icon PORTALB

NATO dënon dhunën në Kuvend: Të respektohen proceset demokratike

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në profilin e tij në Tuiter e dënoi dhunën në Kuvendin e Maqedonisë dhe dërgoi porosi se duhet të respektohen proceset demokratike.

“Jam i shokuar nga dhuna në Parlamentin në Shkup. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen për dialog, e jo dhunë”, thotë Stoltenberg në profilin e tij në Tuiter.

Exit mobile version