Site icon PORTALB

Agim Nuhiu kërkon dorëheqjen e tij si ministër i MPB-së (VIDEO)

Agim Nuhiu

Ministri i MPB-së ka kërkuar që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Ai i dënoi ndodhitë e djeshme dhe tha se një pjesë e strukturave në MPB nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Unë si ministër kam insistuar që të formohet Shtabi Operativ i cili ende pa filluar protestat është formuar dhe në të kanë qenë anëtarë eprorë të MPB-së nga të gjitha fushat”, tha Nuhiu.

Ai gjithashtu ka pasur në plan për 3 skenare, kur protestat janë të qeta, kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kur të zgjidhet Qeveria.

“Epror i shtabit ka qenë Mitko Çavkov. Që nga eskalimi i situatës deri në orën 20:00 Mitko Çavkov nuk ma ka hapur telefonin. Pastaj e kam kërkuar edhe në shtab nuk e kam gjetur. Dua të potencoj se në MPB ndikimi politik ka rol mjaft të madh dhe është për çdo lloj dënimi. Një pjesë e MPB-së në vend që t’i respektojnë ligjet, kanë vepruar sipas urdhrave të qendrave politike, gjë që është për dënim dhe duhet të sanksionohet. Kontrolli i brendshëm ka filluar dhe do të kërkojmë përgjegjësi për të gjitha ata që nuk e kanë kryer punën e tyre. MPB duhet të garantojë paqe, dhe jo të jetë nën ndikimin e subjektit politik”, tha Nuhiu.

Ai gjithashtu tha se një pjesë e protestuesve nuk e kanë lejuar ekipin e Ndihmës së Shpejtë që t’u ofrojë ndihmë të lënduarve brenda Kuvendit.

Exit mobile version