Site icon PORTALB

Talebanët paralajmërojnë fillim të ofensivës pranverore në Afganistan

Afganistan

Talebanët afganë sot e shpallën fillimin e ofensivës pranverore dhe premtuan se do të ndërtojnë bazë të tyre politike në vend, derisa njëkohësisht, i fokusojnë sulmet ndaj koalicionit ndërkombëtarë dhe forcave lokale për siguri, transmeton BTA.

Ofensivën e sivjetme, talebanët e kanë quajtur “Operacioni Mansur”, sipas emrit të liderit të tyre, i cili u vra vitin e kaluar gjatë sulmit ajror amerikan.

Sulmet kohën e fundit, duke e përfshirë sulmin ndaj bazës ushtarake në Afganistanin verior gjatë kësaj jave, ku e humbën jetën mbi 140 ushtarë afganë, sipas të gjitha gjasave janë paralajmërim se vijojnë luftëra të ashpra.

Përveç me talebanët, autoritetet afgane po luftojnë edhe me degën e formuar të grupit “Shteti Islamik”. 

Exit mobile version