Site icon PORTALB

Kaosi në kulm, MPB askund

Edhe pas shumë thirrjeve në numrat zyrtar të MPB-së dhe vetë ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, asnjë përgjigje për gjendjen kaotike në Kuvendin e Maqedonisë, ku protestuesit e Kuvendit kanë hyrë me dhunë, njofton Portalb.mk.

Pas hyrjes së dhunshme në Kuvend, protestuesit në cak i kanë pasur gazetarët dhe deputetët e LSDM-së, të cilët janë sulmuar fizikisht.

Pas mbi një ore disa nga forcat policore janë dukur në Kuvend, megjithatë vazhdon kaosi.

Gazetarët pas kësaj pastaj janë dëbuar nga Kuvendi.

Exit mobile version