Site icon PORTALB

Reali triumfoi ndaj Barcës

Ky është Reali

Ky është Reali

Ka përfunduar finalja e Kupës së Mbretit. Real Madrid fitoi pasi golave të Di Maria dhe Bale. Kjo është kupa e 19 –të Real Madridit në këtë garë.

Real Madridi e ka fituar trofeun e parë për sezonin 2013/2014, atë të Kupës së Mbretit, pasi në finalen e “Mestallas” e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1.

Gjithçka filloi në minutën e 11-të, kur pas një kundërsulmi të mrekullueshëm të Realit, Angel Di Maria mposhti Pinton. Por me kalimin e minutave, “Blaugranët” filluan ta imponojnë lojën e tyre dhe të krijonin presion të vazhdueshëm kundrejt mbrojtjes kryeqytetase.

Përmendim rastet e Neymar dhe Alba. Ky rezultat ka dërguar dy ekipet në pushim, ndërsa në minutën e 68-të pas një harkimi nga këndi të Xavit, Marc Bartra kërceu më lartë për të barazuar. Katalunasit dominuan në fushë, ndërkaq “Los Merengues” prisnin shansin për të ndëshkuar me kundërsulme dhe kjo edhe ndodhi.

Gareth Bale mori topin nga gjysma e fushës shkoi në sulm dhe realizoi golin e tij të merituar pas gjithë atyre kërcënimeve që bëri këtë mbrëmje (85’). Neymar pati një rast të shkëlqyer që ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, por nuk ia doli të shënojë, pasi topi goditi shtyllën pasi që kishte kaluar Casillasin.

Real Madridi është në garë edhe për dy trofe të tjera – atë të La Ligas (tri pikë prapa Atletico Madridit) dhe të Ligës së Kampionëve (në gjysmëfinale kundër Bayern Munichut). Ndërkaq, Barcelona lufton vetëm për titullin e Spanjës, ndërsa gjendet katër pikë parapa liderit.

Exit mobile version