Site icon PORTALB

BDI ka bërë marrëveshje me VMRO-DPMNE

BDI do të ketë kryeparlamentarin, marrëveshje me VMRO-DPMNE

BDI do të ketë kryeparlamentarin, marrëveshje me VMRO-DPMNE

BDI do të fitojë postin e kryetarit të Parlamentit në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 27 prillit.

Kështu shkruan portali “Libertas”,  duke u thirrur në burime të kësaj partie shqiptare. Sipas zyrtarit të kësaj partie,  kjo çështje është marrëveshje mes BDI dhe VMRO-DPMNE, dhe se ajo ishte arritur para dy muajve.

Në BDI nënvizojnë se janë të sigurt se kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski do të respektojë marrëveshjen.  Nga kjo parti edhe gjatë fushatës është theksuar kërkesa se shqiptarët duhet të kenë njërin nga tre postet udhëheqëse në vend, kryetarin e shtetit, kryeministrin apo kryetarin e Parlamentit.  Marrëveshja midis dy partive që udhëheqnin koalicionin qeverisës në Maqedoni siç thuhet është që BDI të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, ndërsa ideja për presidentin koncensual të zgjidhet gjatë pesë viteve të ardhshme. Dy partitë gjatë ditëve të ardhshme të fushatës pritet të deklarohen zyrtarisht lidhur me këto pohime të mediave.

Exit mobile version