Site icon PORTALB

Çfarë po ndodh me temën e këngës së re të Katy Perry-t? (FOTO)

Katy Perry

Katy Perry

Keni ndonjë ide se çfarë po ndodh këtu?

Në dukje, është cover-i i këngës së re të sapo lançuar “Bon Appetit” në bashkëpunim me Migos, e cila del në Vevo këtë të premte, datë 28 prill, shkruan Revista Class.

Por nuk mundemi të mos bëjmë disa pyetje për grafikën e përdorur në këtë videoklip. Çfarë kuptimi ka koka e këngëtares në pjatën me fruta? A do e hajë Migos pjatën apo Katyn? Dhe e treta, çfarë muzike do ketë kënga?

Mënyra se si këngëtarja prezantoi këtë këngë ishte nëpërmjet një torte qershie dhe nëpërmjet saj do të vinte surpriza.

Tani do presim fundjavën, për të shuar kuriozitetin e madh se çfarë kuptimi ka sallata e frutave dhe kokës së Katy Perryt.

 

Exit mobile version