Instagram po rritet me shpejtësi marramendëse – tani ka 700 milionë përdorues L. B. 7 years ago Instagram Rrjeti social Instagram tani ka arritur të ketë 700 milionë përdorues. Këtë e ka bërë të ditur pronari i Facebook dhe i Instagramit Mark Zuckerberg, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social. Ai ka shkruar: “Urime Kevin (shefi i Instagram) dhe të gjithë ekipit arritjen e 700 milionë përdoruesve! Progres fantastik në shumë fronte”