Site icon PORTALB

Venezuela do ta braktisë Organizatës e shteteve amerikane

Venezuelë

Venezuela do të fillojë procedurë për dalje nga Organizata e Shteteve Amerikane (OSHA), deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës Delsi Rodriges.

“Vendimi është në shenjë proteste për fushatën që filloi në Uashington, kundër Qeverisë socialiste në vend”, theksoi Rodriges.

Ai paraprakisht paralajmëroi se Venezuela mund ta braktisë SHBA-në, nëse bashkimi rajonal mban seancë në nivel të ministrave të punëve të jashtme, dedikuar situatës në vend, pa harmonizim nga Karakasi. Vendimi për zbatimin e një mbledhje të tillë u soll mbrëmë.

Nga fillimi i muajit prill në Venezuelë mbahen protesta antiqeveritare, që shpesh kalojnë në përleshje me policinë e Venezuelës, përkujton TASS:

Sipas organizatave joqeveritare, gjatë javëve të fundit janë arrestuar mbi 1.300 persona, ndërsa dhuna tani më e ka marrë jetën e pothuajse 30 personave.

Exit mobile version