Site icon PORTALB

Njihuni me Izamal, qyteti i verdhë (FOTO)

Ndërtesë e verdhë

Ndërtesë e verdhë

Izamal, qyteti i verdhë, është një nga qytetet koloniale meksikane, dhe që botërisht njihet si qyteti magjik, pasi ka histori, bukuri dhe legjendë, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Izamal në fakt, është një qytet mjaft tërheqës, me ndërtesat e saj me ngjyrë të verdhë të artë. Ai ka qënë një fshat i rëndësishëm fetar maja. Sot është një sit arkeologjik me katër piramida të mëdha që dominojnë qëndrën e qytetit.

Ai njihet dhe si “Ciudad de las Tres Culturas” (Qyteti i tre kulturave), ku takohen tre civilizime që kanë jetuar në gadishullin e Jukatanit, maja, ku janë ende të dukshme disa mbetje arkitektonike, spanjollët, që jetuan gjatë kohës së kolonizimit dhe lanë arkitekturën e tyre të tipit kolonial, dhe meksikanët që jetojnë aktualisht.

Exit mobile version