Site icon PORTALB

Miley Cyrus në spital

Miley Cyrus

Miley Cyrus

Miley Cyrus ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik ndaj antibiotikëve dhe është shtruar në një spital në Kansas City.

Mbrëmjen e së martës Miley ishte në Kansas për të zhvilluar një koncert në turin “Bangerz”, i cili është anuluar pas problemeve shëndetësore. 

“Miley Cyrus është shtruar në një spital pas një reaksioni ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye koncerti i saj është anuluar”, ishte shkruar në një deklaratë të lëshuar nga organizatorët e koncertit.

Edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësorë 21-vjeçarja ka shkruar në “Twitter”, duke përshëndetur fansat, gjithashtu ka publikuar edhe një foto nga krevati i spitalit ku ajo po qëndron.

Edhe të hënën e kaluar Miley ka anuluar koncertin në Charlotte për shkak të gripit. / TCH

Exit mobile version