Site icon PORTALB

Në Nju Jork mbi 30 mijë nxënës të pastrehë

Vritet një i pastrehë duke e shpëtuar gruan e marrë peng

Ilustrim

Numri i të pastrehëve në shkollat publike në Nju Jork të SHBA-ve gjatë vitit shkollor 2015/2016 është rritur për 4.000 në raport me një vit më herët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vitit të kaluar shkollor janë regjistruar 32.803 nxënës të pastrehë që është për 15 për qind më shumë se në krahasim me 12 muaj më herët, njoftoi Kabineti për buxhet i Nju Jorkut.

Shumica e të pastrehëve janë gjetur në lagjen Bronks. Zëdhënësja e Departamentit të Arsimit Toya Holness tha se kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio nga buxheti ka ndarë 10 milionë dollarë për programe ndihmëse ndaj nxënësve të pastrehë.

Holness theksoi se këmbëngul të punësojë një numër shtesë të punonjësve social, të intensifikojë aktivitetet jashtëmësimore dhe të ofrojë më shumë shërbime shëndetësore në institucionet shkollore.

Exit mobile version