Site icon PORTALB

Fundoset trageti me 450 pasagjerë në Korenë e Jugut (FOTO)

Fundoset trageti me 450 pasagjerë

Ilustrim

Një traget me rreth 450 pasagjerë është fundosur në jug-perëndim të brigjeve të Koresë së Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Rojës Bregdetare vendase.

Bilanci i deritanishëm është ky: 2 viktima dhe 100 të humbur. Sipas BBC, janë shpëtuar 368 persona.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, “Yonhap” ka raportuar se shumica e pasagjerëve ishin nxënës të shkollave të mesme, të cilët do të shkonin në ishullin turistik të Jeju.

Bëhet e ditur se trageti kishte lëshuar një sinjal rreziku rreth 12 milje larg ishullit Byungpoong. Zyrtarët e Rojës Bregdetare thanë se operacionet e shpëtimit kanë nisur menjëherë.

“Trageti është duke u fundosur, anije të Rojës Bregdetare si edhe helikopterë janë angazhuar menjëherë në operacionet e shpëtimit”, tha një zyrtar vendas për “AFP”.

“Në fillim u dëgjua një zhurmë e madhe dhe trageti filloi të mënjanohej. Na duhet të mbahemi diku që të qëndrojmë në të”, tha njëri prej pasagjerëve për një televizion vendas./ TCH

Exit mobile version