Të pakënaqur me pagesën gjegjësisht mos-pagesën e subvencioneve dhe manipulimet se së shpejti do t’i marrin të hollat, bujqit sot kanë filluar protestë para Ministrisë së Bujqësisë.
Protestuesit kërkojnë takim me ministrin Minovski duke i parashtruar edhe ultimatum se nëse nuk i pranon për 24 orë, ata do t’i radikalizojnë protestat me bllokada nëpër të gjitha rrugët e Shkupit.
“Durimi mbaroi, thika arriti në asht”, deklaroi një bujk i revoltuar derisa protestonte para Ministrisë së Bujqësisë.
Ndryshe sot kanë protestuar edhe bujqit e Koçanit, Prilepit, Strumicës dhe Kavadarit.