Site icon PORTALB

Gostivar, procedurë hetimore kundër babait që sulmoi të birin me armë

Armë zjarri

Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka sjellë urdhër për procedurë hetimore kundër babait dhe birit të përfshirë në incidentin e armatosur ndërmjet vete, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave, incidenti ka ndodhur kur biri B.S., pas një konflikti verbal në shtëpi ka sulmuar fizikisht babain e tij A.S. me grushte duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesën e kokës duke i thënë kërcënime të rrezikshme se do t’ia marrë jetën por për këtë është ndaluar nga vëllai i tij R.S., i cili arriti ta nxjerrë jashtë që ta qetësojë.

Por, B.S., nuk është qetësuar dhe ka vazhduar të godasë derën me çka babai i tij A.S. nuk ka duruar dhe ka sulmuar me armë, armë me kalibër 7.65 mm, pa leje për mbajtje, në drejtim të B.S. duke e plagosur në muskulin e dorës së majtë me çka i ka shkaktuar plagë hyrëse-dalëse.

Pas ngjarjes janë arrestuar që të dy kurse prokurori kompetent ka dhënë urdhër për ekspertizë të vendit të ngjarjes.

Exit mobile version