Site icon PORTALB

Dy mënyra për të ruajtur afshin dashuror

Dy mënyra për të ruajtur afshin dashuror

Dy mënyra për të ruajtur afshin dashuror

Njerëzit patjetër duhet të jenë të interesuar për jetën e më të afërmve të tyre, ndërkaq mënyra më e mirë që të zbulojnë se çka ndodh është të pyesin njëri-tjetrin.

Njihuni sërish në çdo muaj
Me siguri mendoni që e njihni mirë partnerin tuaj. Mirëpo, qëllimet dhe nevojat e njerëzve ndryshojnë, ndërkaq çiftet të cilët bisedojnë lidhur me këtë kurrë nuk largohen nga njëri-tjetri.

Prandaj gjeni pak kohë dhe bisedoni me partnerin tuaj. Pyeteni a është i kënaqur me jetën e tij, çka e brengos, çka dëshiron të arrijë në të ardhmen. Natyrisht, edhe ju tregoni se çka mendoni dhe çka ndieni.

Është ide e mirë që së paku njëherë në javë të shkoni në takim. Silluni sikur ju është hera e parë!

Kujtohuni përse e dashuroni partnerin
Nostalgjia me siguri është një afrodiziak më i vlerësuar në botë, transmeton Telegrafi.

Çdoherë kur ndieni nevojën që të freskoni dashurinë vini në përdorim kujtimet nga koha kur keni qenë më së shumti të dashuruar – kënga e përbashkët, bileta nga koncerti në të cilin për herë të parë jeni puthur, fotografitë nga pushimet e përbashkëta verore…/Telegrafi/

Exit mobile version